Jeni në kërkim të pastave më të mira në qytet? Zbuloni pse mund t’i gjeni tek ne!

Pastat janë një ndër ushqimet e preferuara të kohëve moderne dhe kjo jo pa arsye në fakt. Janë shpejta, shijshme dhe kanë vlera ushqyese gjithashtu. Në Pizza Pasta Ogi , në këto 10 vite, jemi përpjekur të ofrojmë me të mirën e gatimit të tyre dhe së bashku me klientët tanë, kemi krijuar një rrjet të gjerë të adhuruesve të pastave. Mirëpo, çfarë i bën pastat tona më të mirat në qytet?
Më poshtë do të gjeni 4 arsyet:

1. Përbërës të shëndetshëm.

Përpara se të kënaqim syrin dhe mendjen duhet të mendojmë edhe për shëndetin tonë. Në Pizza Pasta Ogi ne kujdesemi që cdo përbërës në pjatë të jetë i shëndetshëm dhe i shijshëm gjithashtu. Pastat janë një mënyrë e mirë për të gërshetuar edhe ato produkte që ndoshta ne nuk i kemi shumë qejf ,por janë shumë të shëndetshëm siç është brokoli përshembull ,i cili ndodh që nuk pëlqehet në masë nga të rriturit dhe fëmijët. Epo ka ardhur koha të ndryshojnë mendim! Pastat tona me brokoli janë thjeshtë unike!

2. Mënyra e gatimit

Një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe mënyrës së gatimit. Pa yndyrna të tepruara që janë në dëm të shëndetit tone. Pastat duhet të gatuhen në atë mënyrë që të mos humbasin vlerat e tyre ushqyese dhe benefitet që ato sjellin në organizmin tonë.

3. Cilësia e produkteve.

Cilësia e produkteve është prioriteti jonë! Një gatim i mirë ka nevojë edhe për cilësi. Pastat e gatuara me perime të freskëta janë një shpërthim shijesh në gojën tuaj teksa i shijoni.

4. Çmime të arsyeshme.

Pastat në Ogi janë të veçanta për shkak të larmishmërisë që ofrojnë. Secili nga ju ka mundësinë të provojë gatimet tona pa u shqetësuar për cilësinë dhe me një çmim të arsyeshëm gjithashtu.
Ju mirëpresim kurdoherë që do të dëshironi të na vizitoni.
Për të qenë të përditësuar rreth gatimeve dhe ofertave tona, ju ftojmë të na kontaktoni në: 
Rr. Muhedin Llagani
0696843333 / 0696384444 
Rr. Xhanfize Keko
0698780442 / 0685130590
ose mund të na vizitoni në rrjetet tona sociale:
Facebook
Instagram

Facebook