Nëse do të pyesje dikë a kanë provuar ndonjëherë picë me siguri do t’ju shikonte çuditshëm. E dini pse? Pica është ushqimi i preferuar i një pjese të madhe të njerëzve dhe si e tillë ka qenë e pranishme kudo. Pica na ka shoqëruar në çdo festë familjare, ka qenë aty për të festuar me ne. Ka qenë edhe në rastet kur nuk jemi ndjerë fortë mirë, për të na ngritur humorin sepse ia del ta bëjë. Ka qenë gjithmonë një telefonatë larg.
E ndryshme gjithmonë ,me përbërës unikë duke iu përshtatur shijeve tuaja. Prandaj ne në Pizza Pasta Ogi kujdesemi që çdo picë të përgatitet me përkushtimin më të madh ndaj jush për t’ju përcjellë emocione që vetëm një picë e mirë mundet t’i përcjellë. Ne në këto 10 vite jemi munduar të sjellim të gjitha shijet e mundshme në tregun shqiptar, që nga shijet e tokës e deri tek të detit. Shkruajini miqve tuaj, ftojini për darkë dhe shijoni mbrëmjet në shoqërinë e picave tona.
Ne jemi vetëm një hap larg jush.
Ju mirëpresim!
